Besi sjell versionin e ri të këngës “Sekreti im”, ndjekësit qeshin me lot

Mediale Vip

Besi sjell versionin e ri të këngës “Sekreti im”, ndjekësit qeshin me lot

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:15
Bes Kallaku

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka publikuar ditën e sotme një video që i ka shkrirë së qeshuri ndjekësit e tij të shumtë në “Instagram”.

Besi ka vendosur që të sjellë një version të ri të këngës “Sekreti im”, kënduar nga bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj, së bashku me kantautorin, Pirro Çako.

Në videon e publikuar në “Instagram”, Kallaku shfaqet i veshur si një grua e moshuar, duke i dhënë makinës.

 

#sekretiim ????? @xhensilamyrtezaj @pirrocako @eduartgrishaj

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Ndërkohë në sfond është pikërisht kënga “Sekreti im”.

“Ah të keqen nëna. Na kënaqët shpirtin, na keni kënaq”, shprehet Besi teksa flet si grua dhe këndon këngën.

Videoja ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku duket se ndjekësit e aktorit nuk kanë mundur dot të mbajnë lotët nga e qeshura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat