Kim Kardashian avokate: Nuk e bëj për privilegj apo për para

Mediale Vip

Kim Kardashian avokate: Nuk e bëj për privilegj apo për para

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:52
Kim Kardashian

Kim Kardashian iu është përgjigjur kritikëve, të cilët pohuan se ylli i televizioneve po studion drejtësinë për shkak të pasurisë dhe statusit të famshëm që ka.

Kim zbuloi se po studion për avokati javën e kaluar dhe se do japë provimin në vitin 2022.

Por ajo shprehet se nuk e ka ndërmarrë këtë hap për privilegj apo para.

Ndërsa shtoi se asgjë nuk duhet të na kufizojë në ndjekjen e ëndrrave.

Kardashian publikoi një foto në Instagram së bashku me dy mentoret e saj avokate, Jessica Jackson dhe Erin Haney.

"Kam parë disa komente nga njerëz që thonë se është privilegji dhe paratë e mia që më çuan drejt kësaj rruge, por nuk është kështu,"-shkroi Kim. "Dua që njerëzit të kuptojnë se nuk ka asgjë që duhet të na kufizojë ndjekjen e ëndrrave apo përmbushjen e qëllimeve. Ju mund të ndiqni rrugën tuaj, ashtu siç po bëj unë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat