A do të fejohen Katie Holmes dhe Jamie Foxx së shpejti?

Mediale Vip

A do të fejohen Katie Holmes dhe Jamie Foxx së shpejti?

Më: 17 prill 2019 Në ora: 00:00
Katie Holmes dhe Jamie Foxx

Katie Holmes dhe Jamie Foxx janë në lidhje për shumë vjet, por megjithatë nuk pritet që ata ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në të ardhmen e tyre.

“Katie dhe Jamie kanë një jetë shumë private larg syrit të publikut dhe mediave dhe duan të vazhdojnë të kenë një jetë të tillë”.

“Ata nuk planfikojnë që të fejohen së shpejti sepse janë të lumtur kështu si janë gjërat aktualisht”, ka thënë një burim pranë çiftit për revistën “Us Weekly”.

Aktori kishte nxitur thashetheme se çifti janë ndarë kur kishte deklaruar se është beqar në muajin shkurt gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar.

Por, të gjitha thashethemet morën fund kur ata janë parë gjatë një shëtitje romantike në New York, një muaj më vonë.

Foxx dhe Holmes janë të lidhur qysh në muajin gusht të vitit 2013, por që vazhdimisht kanë qenë shumë të rezervuar për lidhjen e tyre të dashurisë.

Tek së fundmi, ata kanë nisur të shfaqen së bashku në publik duke u treguar edhe shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Në fakt, ata asnjëherë nuk e kanë konfirmuar romancën e tyre ashtu sikur që nuk janë shfaqur asnjëherë së bashku në ngjarje publike.

39 vjeçarja Holmes është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj Tom Cruise në vitin 2012.

Holmes dhe Foxx janë të dy prindër. Holmes ka një vajzë 12 vjeçare Suri me Cruise derisa Foxx ka dy vajza – 25 vjeçaren Corinne dhe 10 vjeçaren Annalise – nga lidhjet e mëhershme të dashurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat