Gjiko: I propozova Elitës për herë të tretë, për tu siguruar që ajo do të jetë e imja përgjithmonë

Mediale Vip

Gjiko: I propozova Elitës për herë të tretë, për tu siguruar që ajo do të jetë e imja përgjithmonë

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:39
Gjiko dhe Elita

Reperi i njohru shqiptar, Gjiko, i bëri një befasi shumë të këndshme bashkëshortes së tij, Elita Rudi, mbrëmjen e së hënë.

Teksa prezantuesja po jepte një intervistë për programin “Në kurthin e Piter Pan”, Gjiko u fut befas në skenë, duke i dhuruar puthje bashkëshortes së tij.

“Ditën e parë që të kam parë, e kam ditur që do të bëhesh gruaja ime. Të kam pyetur a do të fejohesh me mua, ke thënë “Po”, pastaj të kam pyetur a do të martohesh me mua, ke thënë “Po”, pastaj ma ke falur djalin më të mirë në botë. Dua të të pyes vetëm edhe njëherë: A do të bëhesh gruaja ime deri në plakje?”, e pyeti reperi Elitën në mes të emisionit.

 

I proposed for the third time just to make sure she’s mine forever ?❤️ @elita.rudi

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

Më pas, ai i dhuroi asaj edhe një unazë tjetër, në shenjë të këtij propozimi romantik.

I njëjti ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga momenti kur i dhuroi puthjen e zjarrtë bashkëshortes së tij.

Në mbishkrimin e saj, Gjiko ka shkruar arsyen e vërtetë se pse vendosi t’i propozojë për të tretën herë prezantueses.

“I propozova asja për herë të tretë për tu siguruar se ajo është e mija përgjithmonë”, ka shkruar Gjiko në Instagram.

Përndryshe, çifti këtë vit janë bërë edhe prindër për herë të parë, të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Zëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat