Manekinia me deklaratë skandaloze për zjarrin në Notre Dame

Mediale Vip

Manekinia me deklaratë skandaloze për zjarrin në Notre Dame

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:41
Marisa Papen

Modeli belg Marisa Papen, e cila dikur pozoi për revistën "Playboy" dhe shkaktoi polemika reale pasi u fotografua lakuriq në Vatikan dhe para Murit të lotëve në Jerusalem, tani ka shokuar publikun me komente të pavend për zjarrin në katedralen Notre Dame në Paris.

“Kishat ... Një epokë e re po vjen! Ndoshta gjithë arkivi i pornografisë së fëmijëve përfundon në flakë ...”, shkroi  Marisa në rrjetet sociale dhe nxiti zemërim të paparë publik.

“Unë personalisht nuk shkoj në kishë, por festimi juaj i shkatërrimit të pronës është absolutisht i papranueshëm! Përveç kësaj, jo çdo kishë është përgjegjëse për abuzimin që përmendët”, shkroi një nga komentuesit e rrjetit social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat