Reperi me prejardhje shqiptare dërgohet në spital, gati u verbua në koncert 

Mediale Vip

Reperi me prejardhje shqiptare dërgohet në spital, gati u verbua në koncert 

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:49
Ilustrim

Reperin me prejardhje shqiptare, Action Bronson, gati sa nuk e verboi një dritë skenike në Teatrin Algonquin Commons në Otava, Kanada, të hënën në mbrëmje.

Sipas TMZ, Action Bronson më pas u detyrua të marrë trajtim mjekësor.

Vetë reperi ka njoftuar të pranishmit se nuk mund të kthehet për ta vazhduar koncertin pasi gati ishte verbuar dhe tha se po ndihej i çorjentuar mirëpo pas trajtimit gjendja e tij është përmirësuar.

Ai ka kërkuar që dritat e llojit të tillë kurrë më nuk duhet të jenë pranë tij dhe kërkoj nga të tjerët të kenë kujdes.

Në videon e mëposhtme, Bronson shihet duke vënë menjëherë dorën mbi sytë e tij dhe u largua për pak nga skena pasi u çorientua./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat