Rita Ora duke u dhënë dhurata fëmijëve në Kosovë, publikohen videot

Mediale Vip

Rita Ora duke u dhënë dhurata fëmijëve në Kosovë, publikohen videot

Më: 17 prill 2019 Në ora: 16:16
Rita Ora

Janë publikuar disa video të reja të Rita Orës ku shihet duke u dhënë dhurata fëmijëve në nevojë.

Qëndrimi tre ditor së fundmi në vendlindje, kësaj here për Rita Orën ishte më i veçantë se çdo herë tjetër.

Kjo pasi këngëtarja shqiptare me famë botërore erdhi në kuadër të një misioni bamirës së bashku me UNICEF-in.

Ajo gjatë qëndrimit të saj në Kosovë ishte e pranishme në një ngjarje të organizuar nga UNICEF e titulluar “ActivateTalks” Rita ka folur lidhur me misionin e saj bamirës dhe është shprehur se është krenare që i përket këtij kombi.

“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in.  Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, tha Rita para të pranishmëve. Ajo po ashtu ka vizituar edhe fëmijët në nevojë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka treguar se kjo ishte një ndër eksperiencat të cilën nuk ka për ta harruar kurrë.

 

Im still thinking about a few weeks ago visiting my hometown Kosovo and witnessing first hand how incredible @unicef_uk have been in supporting the children of our future. Giving them hope and belief and even someone who checks in their children’s health is so comforting. I even wanted to give the children some toys and I can’t tell you how happy they were it brought a tear to my eye being able to put a smile on these children’s faces. As ambassador of my country Kosovo it is my duty to make sure I can do all I can to shine light on charities like @unicef_uk who work so hard to ensure the importance of a child’s life. With your help we can really do more all over the world to keep supporting our future and @unicef_uk thank you ?

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

“Ende jam duke kujtuar javën e kaluar, vizitën time në Kosovë, vendin tim të lindjes  duke qenë kështu dëshmitare e ndihmës së pakrahasueshme që UNICEF-i u ka dhënë fëmijëve të së ardhmes sonë duke u dhënë atyre shpresë dhe besim. Unë shpreha dëshirën që të ju dhurojë fëmijëve disa lodra dhe pashë se sa të lumtur ishin me lot në sy. Si ambasadore e vendit tim është detyra ime që të sigurohem të bëjë gjithçka që mundem për bamirësi si UNICEF-i të cilët punojnë aq shumë për të siguruar rëndësinë e jetesës së një fëmije. Me ndihmën tuaj, ne mund të bëjmë më shumë në të gjithë botën për të mbështetur të ardhmën tonë. UNICEF faleminderit”, ishin fjalët e Ritës pranë postimit ku shihet duke u dhënë dhurata fëmijëve në nevojë gjatë qëndrimit të saj tre ditor në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat