“Pse nuk merr pjesë në festivalet shqiptare?”, Miriam Cani zbulon arsyen që i krijon siklet

Mediale Vip

“Pse nuk merr pjesë në festivalet shqiptare?”, Miriam Cani zbulon arsyen që i krijon siklet

Më: 18 prill 2019 Në ora: 10:10
Miriam Cani

Këngëtarja e njohur, Miriam Cani, ka qëndruar gjithnjë e tërhequr nga festivalet shqiptare.

Lidhur me këtë, ajo ka folur në një intervsitë për “Revista Class”, ku zbuloi se cila ishte arsyeja që e mbante atë larg skenave të festivalit.

Këngëtarja ka sqaruar se festivalet i krijojnë shumë siklet dhe duke qenë se është një person i ndjeshëm, mundet që të mos e përjetojë mirë idenë e garës.

“Ka qenë gjithmonë një vendim i imi personal. Ideja e garës është diçka që më krijon shumë siklet pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja shumë mirë. Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo projektet e mia artistike. Të kem një marrëdhënie direkte me publikun”.

Ndërkohë kur është pyetur se këngët e kujt pëlqehen më shumë të sajat apo të Albanit, Miriam është shprehur se nuk mund të bëjë krahasime direkte. Por ajo ka shtuar bashkëshorti i saj është unik në gjithçka që bën.

“Jemi pak të ndryshëm në muzikë ndaj dhe nuk mund të bëjmë krahasime direkte. Ndryshe nga Albani unë jam shumë herë më pak aktive në tregun e muzikës shqiptare pasi i jam dedikuar më shumë televizionit në këto 10 vitet e fundit. Por, pavarësisht kësaj, Albani është kantautor dhe unik në gjithçka që bën. Për këtë u binda më shumë se kurrë kur ai e mbushi tre netë Pallatin e Kongreseve si “Solo Artist”, si askush më parë në historinë e muzikës shqiptare!”, tha Miriam Cani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat