Flor Mumajesi nuk i kushton vëmendje, Fifi ka diçka për t’i thënë: Në kërkim të…

Mediale Vip

Flor Mumajesi nuk i kushton vëmendje, Fifi ka diçka për t’i thënë: Në kërkim të…

Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:18
Flor Mumajesi dhe Fifi

Prej kohësh është aluduar në media për një lidhje të mundshme mes këngëtares, Fifi dhe kantautorit të njohur, Flori Mumajesi. Por deri tani asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Madje njëherë u tha se marrëdhënia mes tyre nuk është mirë, dhe kishin hequr njëri-tjetrin nga “Instagrami”. Ndërkohë kujtojmë se Flori është komentuar gjithashtu edhe për një marrëdhënie me këngëtaren, Kejsi Tola.

Së fundmi, Fifi ka bërë një postim në “Instastory” duke i bërë lëmsh fansat e saj në lidhje me Florin.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Fifi ka publikuar një foto të kantautorit e në të shkruan: “Fifi në kërkim vëmendje. Bëhet fjalë prej kantautorit Flori Mumajesi. Ku je?”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat