Lind Islami u bë shkas që babai i tij të heqë dorë nga muzika - Bota Sot
Lind Islami u bë shkas që babai i tij të heqë dorë nga muzika

Mediale Vip

Lind Islami u bë shkas që babai i tij të heqë dorë nga muzika

Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:14
Bedri dhe Lind Islami

Këngëtari i njohur pejan, Bedri Islami, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Soiree” të Top Channel.

Ai ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e tij, duke treguar ndër të tjerash edhe arsyen pse ai u tërhoq nga muzika, duke vendosur të mos jetë më aktiv në këtë fushë.

Islami u shpreh se një nga arsyet e tërheqjes prej muzikës ishte edhe djali i tij, Lindi, i cili u bë i njohur falë spektaklit të talenteve “The Voice of Albania”.

Që me ngjitjen e tij drejt suksesit, Bedriu vendosi që t’ia lërë më pas vendin djalit të tij.

Ndërkohë, këngëtari nga Peja pati edhe një situatë të vështirë kur u vu përball pyetjes se cili këngëtar është sipas tij më i mirë: djali, Lindi apo nusja, Venera?

“Tani të them të vërtetën, kur kanë shkuar në finale n e “The Voice”, i kam thënë: “Lind mos u dëshpëro, do kesh një karrierë të gjatë përpara, por kjo do t’a zërë vendin e parë”. Venerën e konsideroj si vocal shumë të mirë, një ndër vokalet më të mira”, ka thënë Bedri Islami. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...