Pse Ashanti mbeti pa ulëse në premierën e filmit të saj?

Mediale Vip

Pse Ashanti mbeti pa ulëse në premierën e filmit të saj?

Më: 18 prill 2019 Në ora: 17:20
Ashanti

Ashanti mbeti pa ulëse në premierën e filmit të saj.

Mjuzikëlli i këngëtares së muzikës R&B “Stuck” është shfaqur premierë të martën në New York, por sado e çuditshme të duket, vetë Ashanti mbete pa ulëse.

Sipas Page Six, njëra nga organizatoret e kësaj nate e ka lutur një grua që është ulur në vendin e ulëseve të rezervuara ta lirojë vendin sepse ishte ulur në vendin e gabuar dhe në vendet që ishin paraparë për stafin e filmit, miqtë dhe familjen.

Por, zonja nuk e ka liruar ulësen, edhe pse e ka kuptuar se bëhej fjalë për Ashantin.

Megjithatë, këngëtarja gjithë këtë situatë e mori me sportivitet.

“Do të ulem në ulëset e pasme, edhe ashtu unë e kam parë filmin”, ka thënë ajo – sipas këtij burimi.

Në ndërkohë që njerëzit që ishin të pranishëm dhe e kuptuan se çfarë po ndodhte kanë liruar ulëset e tyre vullnetarisht në mënyrë që Ashanti të ulej pranë babait dhe motrës së saj më të re.

Gjithë kjo ngjarje duket se nuk e ka prishur disponimin e Ashantit.

“Çfarë nate e mrekullueshme…premiera e mjuzikllit tim “Stuck”…do të mund ta shihni nga kjo e premte”, ka shkruar ajo në Instagram poshtë fotografisë nga kjo ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat