Marrin fund thashethemet! Hailey zbulon unazën dhe propozimin që i bëri Justin Bieber

Mediale Vip

Marrin fund thashethemet! Hailey zbulon unazën dhe propozimin që i bëri Justin Bieber

Më: 18 prill 2019 Në ora: 19:00
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Martesa e Justin Bieber me Hailey Baldwin ka qenë më e komentuara në faqet rozë për një kohë të gjatë. U spekulua se propozimi u bë në një restorant, por modelja ka zbuluar se nuk ishin në një vend publik.

"Ne ishim me pushime në Bahamas dhe ishim vetëm në shtëpi, vetëm ne të dy. Ishte shumë e veçantë", rrëfeu Hailey duke shtuar se Justin ndoqi metodën tradicionale duke kërkuar dorën e babait të saj para propozimit.

Ndër të tjera, Hailey ka zbuluar unazën e saj në intervistën për "Vogue", ku bie në sy guri gjigand.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat