Salma Hayek krenare me burrin dhe vjehrrin për ndihmat që ndan për Notre-Dame

Mediale Vip

Salma Hayek krenare me burrin dhe vjehrrin për ndihmat që ndan për Notre-Dame

Më: 18 prill 2019 Në ora: 21:59
Salma Hayek me burrin dhe vjehrrin

Aktorja me prejardhje meksikane, Salma Hayek, është krenare me burrin e saj dhe familjen e tij.

Hayek me anë të një postimi në Instagram ka thënë se është krenare që është pjesë e familjes Pinault.

“Jam krenare që jam pjesë e kësaj familje, kjo pasi ata kanë kontribuar shumë dhe vazhdojnë akoma të bëjnë për Francën”.

“Dhënia e parave për katedralen Notre-Dame tregon se burri dhe vjehrri im e kuptojnë rëndësinë shpirtërore dhe historike për qytetarët e Parisit”, tha Hayek në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat