Gruaja e Bujar Asqeriut rrëfehet tek Rudina: “ U bëra xheloze për një foto, ja si e zgjidha“!!!! - Bota Sot
Gruaja e Bujar Asqeriut rrëfehet tek Rudina: “ U bëra xheloze për një foto, ja si e zgjidha“!!!!

Mediale Vip

Gruaja e Bujar Asqeriut rrëfehet tek Rudina: “ U bëra xheloze për një foto, ja si e zgjidha“!!!!

Më: 19 prill 2019 Në ora: 07:14
Bujar Asqeriu me të shoqen, Irena

Ka qenë një bashkëbisedim tejet i këndshëm ai i moderatores së pasdites në TV Klan dhe aktorit të njohur Bujar Asqeriu me të shoqen, Irena. Ata rrëfyen me mjaft ciltërsi njohjen dhe marrëdhënien e tyre në vite.

Çifti duket shkon shumë mirë, dhe Irena tregoi një admirim të qartë për bashkëshortin. Por ajo e pranoi se është bërë edhe xheloze. Kur mbaruan xhirimet e filmit 

"Njeriu i mirë me Eva Alikën“, I tha ajo Rudinës,“ Bujari kishte bërë një foto me Evën dhe një shoqe të ulur në një stol. Kishin dalë të tre shumë bukur, dhe unë u bëra xheloze por këtë e shfaqa në një mënyrë të sofistikuar: e vura foton tek televizori dhe ngjitur me të, vendosja foton e dy djemve tanë. Ai e pa sa erdhi dhe ma lexoi mendjen. Irena, shumë bukur mizanskena, më tha“.

Mesazhi i përcjellë me “mjaft lezet“, apo jo?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...