Michelle Obama ka një mesazh për Beyonce, i emocionoi të gjithë - Bota Sot
Michelle Obama ka një mesazh për Beyonce, i emocionoi të gjithë

Mediale Vip

Michelle Obama ka një mesazh për Beyonce, i emocionoi të gjithë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 14:12
Beyonce dhe Michelle Obama

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, filmi-dokumentar dedikuar Beyonce është publikuar këtë të mërkurë, në Netflix.

Diva e muzikës kishte përgatitur një tjetër surprizë për fansat e saj.

Në të njëjtën ditë me këtë prodhim të Netflix, Beyonce hodhi në treg albumin e saj të ri, në bashkëpunim me “Coachella 2018”, “Homecoming: The Live Album”.

Albumi i ri përfshin 40 këngë, ndër to edhe hite të vjetra të saj. Siç është mësuar nga mediat ndërkombëtare, ky projekt në Netflix nuk do të jetë i vetmi për këngëtaren, pasi ajo do të ketë një hapësirë të saj në këtë platformë për një prodhim kinematografik të dytë. Beyonce është shprehur edhe më herët se 2019 do të jetë viti i saj.

Sapo ka parë filmin, një mesazh shumë të ndjerë në emër të artistes së madhe ka dërguar nga profili i saj zyrtar edhe Michelle Obama.

E surprizuar nga performanca e artistes në film, megjithëse ia njeh mirë aftësitë, Michelle i dërgon asaj një mesazh në Instagram.

Jo vetëm që shpreh krenarinë për atë që Bey ka bërë në këtë film, por Michelle, mbi të gjitha e vlerëson artisten për frymëzimin që u jep të gjithë njerëzve dhe sidomos grave për të gjetur forcën: “Unë të inkurajoj që të vazhdosh të thuash të vërtetën, sepse ti mund ta bësh në një mënyrë që askush tjetër nuk mundet”,- thotë ndër të tjera Michelle Obama ne video-mesazhin e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...