Dio një emër dhe një zë i bukur, që premton shumë

Mediale Vip

Dio një emër dhe një zë i bukur, që premton shumë

Nga: Diana Bunjaku Më: 19 prill 2019 Në ora: 19:15

Jo rastësisht tinejxheri Dio Dragaj 14 vjeçar i lindur në Vienë ka dhunti për muzikë, pasi ai rrjedh nga një familje muzicinetësh. Kjo për faktin se nëna e tij Arbnore Ramadani-Dragaj dhe babai i tij, Adnan Dragaj, merren me muzikë. Dio ka një vokalitet të bukur dhe ngjyrë muzikore dhe në këtë format të talenteve garon që 7 muaj, ku mund të themi se edhe ka arritur shumë. Interesimi i parë i Dio’s si fëmijë ka qenë vallëzimi i hip- hop, pasi ai qysh si 4 vjeçar ka qenë në një shkollë të vallëzimit në kuadër të së cilës edhe ka performuar ku mund të shihet edhe në foton e poshtme.

Më vonë si 8 vjeçar, Dio ka zgjedhur pianon si instrument përcjellës, të cilin e ka shoqëruar atë përgjatë këtyre viteve, e deri më sot. Në moshën 10 vjeçare Dio zbulon Beat Box/in dhe kjo bëhet dashuria e tij e ardhshme ku në Vjenë ai merr pjesë në Beat- Box Comunity. Nëna e tij, Arbnore Ramadani Dragaj, ka treguar për “Bota sot”, se si e kishin zbuluar talentin e birit të tyre Dio’s gjatë një performance që mbahej në shkollë.

“Talentin e Dio’s për këndim ne e zbuluam gjatë një festës që u mbajt në shkollën e Dio’s, pasi deri atëherë ka qenë në kuadër të teatrit të shkollës apo beat box. Kur e kemi dëgjuar Dio’n duke kënduar, që të dy jemi befasuar shumë.

Gjithë këtë mund ai e arrin me shumë punë dhe fal vetisë së tij, që është jashtëzakonisht autokritik”, ka thënë nëna e tij Arbnorja. Kurse kur jemi të maja e suksesit duhet cekur se rrugëtimi i tij në “Voice Kids of Germany” ka filluar me fazën përzgjedhëse para komisionit ( Scouting), ku kanë aplikuar gjithsej mbi 25.000 fëmijë. Në fazën e parë para publikut ( Blind Audittions - Audicionet e fshehta) Dio u prezantua me këngën " Ordinary People" – nga John Legend. Para performancës së tij, atë e befasuan me një video nga vet këngëtari John Legend kushtuar Dios. Në fazën e dytë ( Battles- Betejat) simpatiku Dio u prezantua me këngën ' You give me something' nga James Morrison, ku përkundër dy këngëtarëve jashtëzakonisht të mira që ishin në skenën e betejës, Dio vazhdoi në fazën e tretë ( Sing Offs – Gjysmë finalja) përsëri me këngën “Ordinary people” nga John Legend.

Image

Këtu në mesin e dy finalistëve Lena ( Lena Mayer Landrut, një këngëtare e njohur sidomos për publikun gjerman) e përzgjodhi Dion të parin, si më të mirin dhe më të talentuarin.

Vlen të theksohet se në mbrëmjen e finales, e cila do të mbahet me 21/04/2019 në Berlin, ku performanca do të jetë ( Live) krejt e drejtpërdrejtë, Dio do të prezantohet me dy këngë solo dhe një me bashkë garuesin e tij, bashkë me mentorën e tij të njohur Lena Mayer Landrut.

Image

Mediat gjermano-folesë na bëjnë të ditur se ka mjaft shkrime dhe komente lidhur me ngjyrën e zërit të Dios, me stilin e këndimit të tij, shtrirjes, ngjyrave të notave, muzikalitetit si dhe zhanrin e stilit të veçantë të këndimit Soul dhe R& B, duke e bërë njëherë edhe më të fuqishëm në skenën gjysmë të errët, portretin e kompletuar të Dios, dhe duke vazhduar me krahasimin e këngëtarit si Sam Smith, dhe James Arthur i cili po ashtu u bë i njohur nga një edicion i tillë. Dio është emër që premton shumë, kështu që neve na mbetët ti urojmë suksese dhe të shohim se çfarë do sjell e nesërmja për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat