Zbulohen detajet e zhdukjes misterioze të aktores më të paguar kineze

Mediale Vip

Zbulohen detajet e zhdukjes misterioze të aktores më të paguar kineze

Më: 19 prill 2019 Në ora: 22:30
Fan Bingbing

Aktorja më e njohur kineze Fan Bingbing (37) është zhdukur më shumë se dhjetë muaj më parë, ndërsa tani Vanity Fair e ka paralajmëruar hit filmin më të ri për historinë tronditëse nga jeta e Fan.

“Ajo u zhduk pa gjurmë vitin e kaluar. Por ajo që pasoi e tronditi industrinë e filmit”, – thuhet në hyrje.

Aktorja kohët e fundit u prononcua dhe atë përmes WeChat (WhatsAppit kinez) pas pothuajse një viti heshtjeje. Ajo tha se është aktualisht e angazhuar në punë humanitare, sepse dëshiron t’i pastrojë mëkatet e saj dhe se po përpiqet të qëndrojë pozitive, pavarësisht çdo gjëje.

T’ju rikujtojmë, aktorja u fut në telashe në maj të vitit të kaluar, sepse përmes rrjeteve sociale në publik doli kontrata e saj filmike. Sipas mediave kineze, Fan i kishte dy kontrata të ndryshme, një zyrtare ku thuhej se është paguar rreth 1.5 milionë dollarë dhe tjetrën private me 7.5 milionë dollarë. Bëhet fjalë për kontratat e ashtuquajtura yin-yang të cilat përdoren për ta shmangur pagesën e taksave, ku kontrata më e vogël u tregohet shërbimeve qeveritare, ndërsa më e madhja bëhet e ardhur jo e tatueshme.

Prezantuesi i televizionit kinez Cui Yongyuan, i cili është fajtor për “rrjedhjen” e kontratës, i kërkoi falje vitin e kaluar aktores, por ishte tepër vonë sepse autoritetet e kuptuan se çfarë kishte bërë. Aktorja shumë shpejt u bë pjesë e një hetimi të madh tatimor i cili synonte hetimin e kontratave yin-yang në industrinë e filmit.

Bingbing filloi të merrej me aktrimin si fëmijë, ndërsa u bë e famshme në fund të viteve nëntëdhjetë. Për shumë femra ajo u bë simbol i bukurisë ideale të femrës dhe shumë femra u operuan që të ngjajnë me të. Fan luajti role në franshizat e X-Men dhe Iron Man dhe e hapi studion e saj filmike. Disa vjet më parë e pyetën për ndonjë martesë në një familje të pasur, dhe ajo u përgjigj se kurrë nuk e donte këtë, sepse ajo është vetë e pasur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat