Shyhrete Behluli: Motrat Mustafa po shpifin, me ma njollos emrin dhe karrierën

Mediale Vip

Shyhrete Behluli: Motrat Mustafa po shpifin, me ma njollos emrin dhe karrierën

Më: 20 prill 2019 Në ora: 19:30
Shyhrete Behluli

Më në fund është i është përgjigjur edhe Shyhrete Behluli, motrave Mustafa sa i përket deklaratës se Behluli kishte vjedhur idenë e këngës së tyre.

Ishin motrat Mustafa ato që 3 javë u shprehën në media se ato i kishin treguar Shyhrete Behlulit idenë e këngës së tyre, dhe kjo e fundit ua kishte vjedhur dhe e kishte realizuar për vete.

Motrat Mustafa javë më parë u shprehën të zhgënjyera nga Shyhrete Behluli.

E ftuar në Prive, Shyhrete Behluli dha edhe versionin e saj sa i përket këtij debati. Këngëtarja u shpreh se motrat Mustafa, këtë rast Sahidja ka shpifur.

“Motrat Mustafa kanë shpifur për mua, për të njollosur emrin tim, dhe karrierën time”, tha Shyhrete Behluli.

Gjithashtu Behluli tha se nuk është në rregull që kjo gjë është bërë publike në media, mëqë janë të të njëjtit vend.

“Atyre iu ka dhimt që kanga ime është publiku e para”, vazhdoi këngëtarja.

“Sahidja duhet te më kërkoj të falur publikisht, me që e ka nisur publikisht këtë gjë duke më njollosur. Një shoqe e mirë, kolege e mirë nuk vepron kështu. Nëse Sadetja nuk vepron kështu, atëherë i njoh vetëm si motrat Mustafa dhe asgje më shumë”, përfundoi Behluli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat