Rita Ora publikon këngën e re, por Kosova nuk e dëgjon dot

Mediale Vip

Rita Ora publikon këngën e re, por Kosova nuk e dëgjon dot

Më: 20 prill 2019 Në ora: 21:55
Rita Ora

Më 18 prill këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora publikoi këngën e saj më të re “Carry On”, një duet me DJ-in e njohur, Kygo.

Kjo këngë siç u bë e ditur do të jetë edhe kolonë muzikore e filmit të famshëm të animuar “Pokemon Detective Pikachu”, që pritet të publikohet më 10 maj.

Por një lajm i keq vjen për të gjithë fansat e Ritës në Kosovë, pasi klipi i ri i këngëtares nuk është i aksesueshëm nga ata. “Videoja e pavlefshme në vendin tuaj”, është fjalia që të del nëse je në Kosovë dhe tentosh të dëgjosh këngën e Rita Orës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat