Mbretëresha Elizabetë feston ditëlindjen e 93-të, kështu e urojnë Harry dhe Meghan

Mediale Vip

Mbretëresha Elizabetë feston ditëlindjen e 93-të, kështu e urojnë Harry dhe Meghan

Më: 21 prill 2019 Në ora: 11:24
Mbretëresha Elizabetë

Meghan dhe Harry e kanë uruar Mbretëreshën me rastin e ditëlindjes së 93-të.

Duka dhe Dukesha e Sussexit i kanë uruar më të mirat Mbretëreshës për ditëlindjen e 93-të, shkruan DailyMail.

Këtë vit, ditëlindja e Mbretëreshvs përputhet me festën e Pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin e krishterë.

Image

Harry dhe Meghan ishin në mesin e atyre që i dëshiruan më të mirat asaj, “Urime ditëlindjen madhështia juaj, zonjë, gjyshe. Ju urojmë një ditë të mrekullueshme! Harry dhe Meghan”, shkruhet në urimin e tyre.

Elizabeta II,  zakonisht feston Pashkët në Kështjellën Windsor duke iu bashkuar anëtarëve të familjes së saj në një shërbim në Chapel të Shën Gjergjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat