Libri i ri për Demi Moore, lufta kundër drogës dhe trauma nga fëmijëria

Mediale Vip

Libri i ri për Demi Moore, lufta kundër drogës dhe trauma nga fëmijëria

Më: 21 prill 2019 Në ora: 16:57
Demi Moore

Demi Moore (56) ka vendosur të flasë me letra hapur për jetën e saj të bujshme në librin ‘Inside out’.

Sipas fjalëve të redaktorit të revistës Harper, libri do të befasojë lexuesit.

Libri do të dalë në shitje në muajin shtator dhe aty Demi flet për luftën me varshmërinë dhe traumën nga fëmijëria.

Ajo është rritur me babanë për shkak të të cilit shpesh janë zhvendosur nëpër vende të ndryshme të SHBA-së, para se të kryente vetëvrasje derisa Demi ishte shumë e re.

Nëna e saj kishte dosje në polici për shkak të arrestimeve për vozitje në gjendje të dehur dhe shkaktim të zjarreve.

Përveç kësaj, Demi braktisi shkollën e mesme, mori drogë dhe u martua e re.

Në libër bëhet fjalë edhe për tri martesat e saja të dështuara. Si 17-vjeçare u njoh me muzikantin Freddie Moore, me të cilin shkroi tri këngë dhe u martua në vitin 1980. Ata qëndruan së bashku pesë vjet.

Dy vjet më vonë u martua me aktorin Bruce Willis, me të cilin ishte 13 vjet së bashku dhe kishin tre fëmijë.

Në vitin 2005, Demi u martua me aktorin Ashton Kutcher, nga i cili u nda shtatë vjet më vonë.

“Libri tregon rrëfimin e një gruaje, e cila rastësisht u bë një prej femrave më të njohura botërore. Mednoj se lexuesit do të jenë të befasuar”, tha Jennifer Bart nga revista Harper.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat