Princi William akuzohet për tradhti bashkëshortore

Mediale Vip

Princi William akuzohet për tradhti bashkëshortore

Më: 21 prill 2019 Në ora: 18:18
Kate Middleton dhe Princi William

Pohimet mbi tradhtinë bashkëshortore të princit William ka me muaj që nuk po heshtën në media.

Në fokus të vëmendjes është Rose Henbury, një ish-shoqe e gruas së princit, Kate Middleton, me të cilën ajo është në grindje për një kohë të gjatë, transmeton Hollywood Gossip.

Siç raportohet, William, djali më i vjetër i Princit Charles, thuhet se kishte një lidhje me Rose gjatë shtatzënisë së tretë të Kate.

Megjithatë, mediat britanike refuzojnë të shkruajnë lidhur me këtë aferë për shkak të respektit që ato kanë për anëtarët e familjes mbretërore, shkruan Hollywood Gossip.

Rose Henbury dhe bashkëshorti i saj David (58), markezi nga Kolmondeli, janë të ranguar lart në shoqëri dhe shihen shpesh në pallatin Kesington.

Kur Kate mori vesh për tradhtinë, thuhet se ajo ndërmori të gjitha masat që çiftit t’i pamundësohej pjesëmarrja në ngjarjet shoqërore.

Afera thuhet të jetë një nga arsyet e hendekut ndërmjet princit William dhe vëllait të tij më të ri Harry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat