Seveni e quan Noizyn ‘bërllok’ pasi e fshiu duetin “Si me kon zezake”

Mediale Vip

Seveni e quan Noizyn ‘bërllok’ pasi e fshiu duetin “Si me kon zezake”

Më: 22 prill 2019 Në ora: 08:14
Seveni dhe Noizy

Seven Saraçi ka reaguar ashpër ndaj Noizyt, i cili e ka fshirë nga kanali YouTube këngën që e kishin bashkë.

Seven Saraçi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar fansat se kënga “Si me kon zezake” më nuk gjendet në kanalin YouTube.

Derisa tregoi se nuk po mundte ta etiketonte në postime sepse Noizy e kishte bllokuar, Seveni e pyet reperin përse është hidhëruar me të.

“Është qesharake sepse për këtë këngë kam punuar dhe është supozuar të jetë singli im (pa duet). Por, Noizy një herë e dëgjoi këngën dhe i pëlqeu. Investova gjithçka në projekt dhe tani pas gjithë këtyre viteve ti e fshive. Kjo do të jetë hera e fundit që e përmendi këtë gjë. U kërkoj falje fansave të mi që nuk është më në kanalin tim”, ka shkruar ndër të tjera Seveni.

Ai në këtë rast kishte një lajm të mirë për fansat ku shkruan “Jam në Los Angeles duke punuar me njerëz profesionist për albumin debutues tim të parë amerikan”.

Ndërsa, këto postime, Seveni i përmbylli me një pyetje “Le ta pyet dikush këtë reper bërllok, përse është hidhëruar me mua”.

Në anën tjetër, Noizy ende nuk ka reaguar lidhur me këtë çështje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat