Kate Hudson befasohet nga Gwyneth Paltrow në ditëlindjen e saj të 40-të

Mediale Vip

Kate Hudson befasohet nga Gwyneth Paltrow në ditëlindjen e saj të 40-të

Më: 22 prill 2019 Në ora: 12:36
Kate Hudson befasohet nga Gwyneth Paltrow

Ditëlindja e 40-të ishte shumë e veçantë për Kate Hudson.

Aktorja është surprizuar nga mikja dhe kolegja e saj Gëyneth Paltroë në mëngjesin e ditëlindjen.

46 vjeçarja Paltroë ka postuar një fotografi ku të dyja, të veshura me rroba sportive, duken shumë të buzëqeshura pranë disa balonave me ngjyrë vjollce.

Image

“Joga për ditëlindjen dhe një surprizë për motrën time të vogël Kate Hudson. Ti reflekton lumturi dhe e bën gjithçka të jetë më argëtuese. Ne, të gjithë, të duam shumë. Shihni se kush u bë 40 vjeçare”, ka shkruar ajo poshtë kësaj fotografie në Instagram.

Hudson më herët gjatë këtij muaji kishte folur për planet e saj për këtë ditëlindje jubilare.

“Mendoj se meqë tash kam një foshnje, e meritoj vërtetë të dehem mirë. Kam qenë shumë e mirë dhe shumë e zënë. E kam ushqyer foshnjen time me gji gjatë gjithë kohës – thjesht dua disa martini. Dua edhe të fle, kjo do të ishte shumë mirë”, kishte thënë ajo.

“Unë e kam shenjën e dashit në horoskop, prandaj gjithçka mund të ndodhë në minutën e fundit – mund t’iu them ‘po e organizoj një festë’ dhe të gjithë të vijnë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat