Kejvina Kthella në një dashuri të komplikuar

Mediale Vip

Kejvina Kthella në një dashuri të komplikuar

Më: 22 prill 2019 Në ora: 12:39
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella u shfaq në tetor të vitit 2017 në emisionin ‘Xing me Ermalin’ dhe u prezantua si velina e programit, duke rrëmbyer menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Pas një periudhe të gjatë pranë televizionit ‘Klan’, Kejvina është larguar nga emisioni ‘Xing me Ermalin’  dh arsyeja ishte se ajo duhet të ndiqte ëndrrat e saj në shtetin italian.

E së fundmi velina është vendosur përfundimisht në shtetin fqinj.

Pas kthimit në shtetin Italian Kejvina ka organizuar për herë të parë rubrikën pyetje –përgjigje dhe nuk kishte si të mungonin pyetjet nëse i mungon Shqipëria pas largimit.

 ‘Më mirë në Shqipëri apo në Itali’ ishte pyetja e drejtuar nga ndjekësja.

Image

‘Nuk di kur vij në Shqipëri më merr malli për Italinë, kur jam në Itali më merr malli për Shqipërinë, një dashuri e komplikuar’ i është përgjigjur Kejvina, ndjekëses.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat