Nusja e sheikut me tri gra e 11 dashnore

Mediale Vip

Nusja e sheikut me tri gra e 11 dashnore

Më: 22 prill 2019 Në ora: 13:03
Jill Dodd

Jill Dodd në vitet 1980 ishte një model i suksesshëm dhe më pas ajo u takua me burrin e saj 24 vjet më të moshuar.

Pas këtij takimi, jeta e saj mori një drejtim tjetër. Ajo jetoi në haremin e tij dhe zbuloi të gjitha detajet në një libër të paraqitur nga New York Post.

"Si 20-vjeçe kam nënshkruar një kontratë me agjencinë e modelimit prestigjioz" Wilhelmina Models. "Unë fillova të marrë angazhime në Francë, në Paris xhirova editorial për revistën "Vogue". Kam qenë e re, naive dhe e dehur me suksesin, kur në Cannes takova zotërinë simpatik. Më vonë e kuptova se ai ishte Adnan Khashoggi, i cili fitoi miliarda në shitjen e armëve”, thuhet në librin kontrovers të Jill 58-vjeç.

E gjitha filloi kur Adnan e ftoi atë të vallëzojnë së bashku.

"Papritmas, ai mori një karrige, e lëvizi dhe e hodhi në zjarr. Unë bëra të njëjtën gjë. Ne qeshëm. Pastaj, pa asnjë paralajmërim, ai më mori për dore dhe shkroi me gishtin plot gjak 'Të dua'," shkruan ish-modeli.

Të nesërmen Khashoggi e ftoi Jill në jahtin e tij 280-metra të gjatë në të cilën xhirohej një nga filmat e agjentit James Bond.

"Kur me një mike arrita në jaht, Adnani na dërgoi te një orman i madh me plot rroba me dizajne dhe ne mund të zgjidhnim çfarë të donim. Biseduam deri në ora pesë të mëngjesit dhe u dashurova në të”, shkruan Jill.

Biznesmeni saudit përshkruhet nga mediat si një njeri në shoqërinë e të cilit ishin yje të mëdha të filmit si Joan Collins, Jackie Kennedy, Liza Minnelli, Farrah Fawcett, ndërsa këngëtari Frank Sinatra ishte miku i tij më i mirë.

Jill mori dhurata të shtrenjta dhe në vitin 1980 mori ftesën e Adnanit që të vizitojë vilën e tij në Marbell. Priste të ishin së bashku vetëm ata të dy, por atje Jill e pritën femra të tjera. Kryesorja ishte Sabina, ndërsa shtëpia ishte me plot femra të bukura. Për disa prej tyre, Jill thotë se nuk beson që ishin në moshë madhore.

"Në mbrëmje shkova të pastrohesha, Adnani më shikoi dhe më shpjegoi se si qëndrojnë gjërat. Më tha: 'Dua të jesh njëra nga dashnoret e mia. Sipas ligjeve saudite, mund të kem tri gra ligjore dhe 11 dashnore. Dua të jesh njëra prej tyre. Do të të puth kur të pranosh ofertën time.' Natyrisht se pranova. E doja”, shkruan Jill.

 Ajo u bë pjesë e haremit dhe për të pritur të çojë dashuri me njeriun e saj të jetës i duhej të priste katër ditë.

E tëra mori fund kur një natë Adnani kishte hyrë gabimisht në dhomën e saj, duke i sjellë një dhuratë që dedikohej për njërën nga dashnoret e tjera.

Ajo i dha fund lidhjes në vitin 1982 dhe tash thotë se nuk është penduar për ditët sa ishte në lidhje, por e pranon se ka ditë që i vjen turp kur kujton se si gjatë asaj kohe femrat tjera e kishin quajtur prostitutë.

“Unë kurrë nuk kam qenë e tillë”, përfundon ish-dashnorja e sheikut, e cila sot ka një martesë të lumtur dhe tre fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat