Dua Lipa si ‘karamele’ në imazhin e fundit, duket tërheqëse në fustanin shumëngjyrësh

Mediale Vip

Dua Lipa si ‘karamele’ në imazhin e fundit, duket tërheqëse në fustanin shumëngjyrësh

Më: 23 prill 2019 Në ora: 17:46
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, rrëmben gjithmonë vëmendjen me stilin e saj.

Së fundmi, ajo publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur mjaft e ëmbël, veshur me një fustan shumëngjyrësh.

Veshja me mëngë të fryra, dhe ansambli i ngjyrave i dhanë artistes shqiptare pamjen e një ‘karameleje’.

Ndërkohë, te pjesa e krahërorit, ajo kishte një pëlhurë të zezë, në të cilën shkruhej “Më lini të vetme”.

“Koha më e mirë për të më telefonuar mua është përmes tekstit”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografisë, duke dashur të tregojë se është mjaft e zënë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga fansat, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë dukje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat