Një dasmë në horizont! Çifti i famshëm shqiptar do martohet së shpejti

Mediale Vip

Një dasmë në horizont! Çifti i famshëm shqiptar do martohet së shpejti

Më: 23 prill 2019 Në ora: 19:39
Robin Krasniqi, Heidi Lushtaku

Boksieri i njohur shqiptar Robin Krasniqi prej vitesh tashmë është i lidhur me modelen sexy Heidi Lushtaku, ndërkohë së fundmi ata kanë shprehur dëshirën për ta kaluar lidhjen e tyre në një tjetër nivel.

Një dasmë është në horizont dhe dyshja në fjalë ka pohuar se së shpejti do të kurorëzojë dashurinë në martesë.

Përgjatë një interviste për revistawho, Heidi dhe Robin kanë folur për romancën e tyre disa-vjeçare dhe për planet që kanë për karrierën dhe lidhjen e tyre.

“Për momentin nuk kemi filluar asnjë organizim. I kemi disa ide për vendin dhe dasmën që do jetë moderne, por asgjë nuk është konkrete. Tani jemi shumë të përqendruar për ndeshjen e 11 majit të Robinit. Përgatitjet e Robinit na marrin gjithmonë 3 muaj dhe është një organizim i madh. Familja është e ardhmja e një çifti të lumtur. Të dy ne vijmë nga familje të mëdha”, ka pohuar Heidi.

Në vijim Lushtaku ka deklaruar se edhe ajo, edhe partneri i saj vijnë nga familje të mëdha dhe se qëllimi i tyre është që në një të ardhme të afërt të kenë një familje që gëzon shëndet të plotë dhe që është e lumtur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat