Për këtë arsye Shkurte Fejza do të ndahej nga bashkëshorti

Mediale Vip

Për këtë arsye Shkurte Fejza do të ndahej nga bashkëshorti

Më: 24 prill 2019 Në ora: 07:36
Shkurte Fejza dhe bashkëshorti

Ikona e muzikës shqipe, Shkurte Fejza qe 35 vjet është e martuar me Hajrush Behlulin, e tërë atë dashuri që kanë mes vete, rrallë kush mund ta ketë.

Këngëtarja së fundi ka treguar se cila është arsyeja e vetme për të cilën do të ndahej me Hajrushin. Sipas saj, tradhtia është arsyeja e vetme që do ta shtynte atë drejt ndarjes, transmeton rtv21.tv “Qysh thojn në Shqipëri, iku vapa me gushtin. Na jemi me një periudhë që jemi gati 40 vite bashkë edhe nuk ka pasur diçka serioze për me ardh deri te kjo. Mirëpo, me thanë të drejtën vetëm për një arsye isha nda, me bo me nxan tu më tradhtu, s’ia kisha falë”, ka deklaruar këngëtarja në Nd’rrimi i Natës.

Këngëtarja disa herë ka treguar se lidhjen e saj me Hajrushin e ka filluar që nga viti i tretë i gjimnazit. Nga kjo lidhje shumëvjeçare, ata kanë katër fëmijë Arbërin, Gresën, Besianën dhe Agnesën. “Nana përcjell vajzën” mban titullin projekti i fundit i këngëtares me të bijën.

Kjo këngë është shoqëruar me një videoklip me pamje shumë të veçanta nga kanagjegji dhe dasma e Gresës.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat