Zbulohet arsyeja e ndarjes së Adele nga bashkëshorti - Bota Sot
Zbulohet arsyeja e ndarjes së Adele nga bashkëshorti

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Adele nga bashkëshorti

Më: 24 prill 2019 Në ora: 09:34
Adele dhe Simon Konecki

Adele dhe Simon Konecki njoftuan ndarjen e tyre pas 3 vitesh martesë.

Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj raportohet se e kanë marrë këtë vendimin para Krishtlindjeve.

Ndërsa mediat rozë pohojnë se çifti po përgatitet për një divorc milionë dollarësh.

Por cila ishte arsyeja që çoi në divorc çiftin e njohur?

Burime për ‘People’ dhe ‘E!News’ kanë zbuluar se arsyeja e ndarjes, është pak a shumë njëjtë me atë të Lady Gaga-s.

Sipas tyre, axhenda e këngëtares sa vinte dhe po shtohej, gjë që ndikoi në lidhjen e tyre.

“Ato kishin shumë të përbashkëta, por sa kalonin kohët, ajo po bëhej një yll akoma më i madh. Pavarësisht se ai ishte dakord me të qëndruarit në ‘prapaskenë’, koncertet e vazhdueshme i larguan”, është shprehur burimi.

Ndarja e tyre nuk pati drama dhe nuk e fajësuan aspak njëri-tjetrin, thjesht ranë dakord se lidhja kishte marrë fund.

Divorci i tyre do të kushtojë 180 milionë dollarë, por duke menduar për djalin e tyre 6-vjeçar, Adele dhe Simon po përpiqen ta kalojnë këtë situatë me qetësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...