Adriana Matoshi rrëfen historinë qesharake kur kishte rënë nga ballkoni

Mediale Vip

Adriana Matoshi rrëfen historinë qesharake kur kishte rënë nga ballkoni

Më: 24 prill 2019 Në ora: 09:55

Adriana Matoshi është një nga aktoret më të pëlqyera kosovare, shkruan GazetaBlic.

Me rolin e “Sasës” në serialin vendor “O sa mirë” ajo fitoi zemrat e publikut, duke u kthyer kështu në personazhin më të kërkuar.

Së fundmi, aktorja ishte e ftuar në “Prive” ku zbuloi disa të pa thëna nga jeta e saj. E diçka mjaft interesante ishte kur Matoshi tregoi se kishte rënë nga ballkoni.

“Më merrte malli kur shoqet e mia shkonin tek dajtë e tyre. I dëgjova se erdhën dhe po zgjatesha ta thirrja shoqen time Fluturën dhe rashë nga ballkoni, nga kati i parë në një kolicë dhe e pata vrarë kokën”, tregon Adriana.

Ndonëse shumë nga aktorët janë larguar nga seriali, “Sasa” ende vazhdon të jetë pjesë e tij me rolin e saj të shumë pëlqyer.

Sa i përket jetës private, aktorja ka vite që është ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka katër fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat