E dashura e Feros shtatzënë? Reperi flet për herë të parë: Këto janë…

Mediale Vip

E dashura e Feros shtatzënë? Reperi flet për herë të parë: Këto janë…

Më: 24 prill 2019 Në ora: 11:41
Arbenita dhe Fero

Lidhja e tyre u zbulua që në fund të vitit të kaluar, por postimet me fotot e njëri-tjetrit apo dedikimet nisen në 2019-n.

Është fjala për çiftin e njohur Fero dhe Arbenita Ismajli. Reperi dhe modelja kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve, e janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi Arbenita ishte përfolur për një shtatzëni të mundshme, e aluduar nga fansat e saj dhe të Feros.

E teksa reperi ishte i ftuar në emisionin radiofonik “72 #sen”, nuk mundi që t’i shpëtonte pyetjes në lidhje me këtë pritje të ëmbël të mundshme.

“Këto janë gënjeshtra, jemi 21 vjeç. As që e kam menduar ndonjëherë, por i kam parë ato lajmet pa lidhje. S’do e kisha fare problem ta thosha, do kisha dal dhe do ta kisha treguar. Unë jam shumë i vëmendshëm me veprimet e mia, në qoftë se vendos të bëj diçka do ta marrin vesh të gjithë, se edhe nëse unë dua ta fshehë diçka s’mundem, se jeta ime është në sy të të gjithëve”, sqaroi reperi.

Ndërkohë kujtojmë se çifti po vazhdon lidhjen në distancë mes Kosovës dhe Anglisë, ku Arbenita punon si modele për disa agjenci dhe marka veshjesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat