Pasi e mbështeti në artikullin e ‘Billboard’, Dafina Zeqiri publikon foton e ëmbël me këngëtaren e njohur

Mediale Vip

Pasi e mbështeti në artikullin e ‘Billboard’, Dafina Zeqiri publikon foton e ëmbël me këngëtaren e njohur

Më: 24 prill 2019 Në ora: 18:27
Dafina Zeqiri

‘Billboard’ shkruajti para disa ditësh, një artikull ku vlerësonte suksesin e këngëtareve shqiptare. Në artikull përmendej Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Ava Max dhe Njomza. Kjo e fundit, kishte dhënë dhe një intervistë të shkurtër, ku vlerësonte disa artistë të njohur të vendit tonë. Dafina Zeqiri ishte një nga këngëtarët të cilët Njomza përmendi në intervistë dhe pasi lexoi fjalët e saj, Dafina reagoi menjëherë në ‘Instagram’ me një foto.

Mesa duket, Dafina dhe Njomza janë shoqe dhe kalojnë kohë bashkë, madje e quajnë njëra-tjetrën ‘zemër’. “Zemra ime. Po skuqem”, shkruante Dafina mbi foton ku lexohej emri i saj, më pas ajo ka publikuar një foto ku shfaqet pranë Njomzën dhe të dyja duken shumë të afërta. Kujtojmë se përveç famës në Shqipëri, Dafina gjithashtu ka realizuar disa bashkëpunime të suksesshme me reperë të njohur.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat