Poza me të cilën Dhurata feston 20 milionë shikime të hitit “Zemër”

Mediale Vip

Poza me të cilën Dhurata feston 20 milionë shikime të hitit “Zemër”

Më: 24 prill 2019 Në ora: 20:58
Dhurata Dora

Pesë ditë dhe 20 milionë shikime në YouTube. Ky është suksesi i hitit më të fundit muzikor shqiptar, “Zemër”.

Bashkëpunim i Dhurata Dorës me Soolking po thyen rekord pas rekordi që nga momenti i publikimit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

? o ? ...

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on

 

Realizimi i producentit të shumë hiteve, Big Bang dhe shtëpisë incizuese RedBox Entertainment është shndërruar në një trend botëror në platformën më të popullarizuar të shpërndarjes së videove.

Dhe për ta shënuar këtë sukses, Dhurata e ka bërë një publikim në rrjetet sociale, duke treguar se klipi e ka kaluar shifrën prej 20 milionë shikimesh.

Ndërsa postimi është shoqëruar me një fotografi të sajën në një pozë atraktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat