I aprovohet kërkesa, këngën e re të Gashit tani mund ta dëgjoni në Youtube - Bota Sot
I aprovohet kërkesa, këngën e re të Gashit tani mund ta dëgjoni në Youtube

Mediale Vip

I aprovohet kërkesa, këngën e re të Gashit tani mund ta dëgjoni në Youtube

Më: 24 prill 2019 Në ora: 23:15
Gashi

Në videoklip shfaqet shqiponja dykrerëshe Rep-artisti i njohur shqiptar me famë botërore, Gashi sot ka publikuar videoklipin e këngës “My Year” që është në bashkëpunim me reperin e njohur me famë botërore, G-Eazy. Transmetimi i këngës “My Year” nuk ishte i mundur në Kosovë dhe Shqipëri, kështu duke bërë që artisti të bëjë një kërkesë publike për të lejuar transmetimin në trojet shqiptare.

Gashi përmes një postimi në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 1 milion ndjekës, iu kërkoi shqiptarëve që të komentojnë për të lejuar transmetimin e këngës në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo kërkesë e Gashit nuk ra në vesh të shurdhët dhe kërkesa u aprovua.

 Tanimë videoklipin “My Year” mund ta shikoni në plaformën Youtube ku edhe është publikuar në kanalin zyrtar të artistit. “My Year” ishte publikuar vetëm në versionin audio më 23 janar të këtij viti, duke u pëlqyer shumë nga publiku.

Me këtë këngë, Gashi bëri edhe paraqitjen e tij të parë në emisionin e Jimmy Fallon, “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. Artistët performuan live këngën “My Year”, përderisa i gjithë publiku u ngritën në këmbë duke vallëzuar e kënduar së bashku me Gashin dhe G-Eazy-n.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...