Projekti i tretë për vitin 2019 Artisti i njohur shqiptar dhe shumë i dashur për publikun, Young Zerka ka paralajmëruar projektin e ri muzikor. Kënga titullohet “Yalla” dhe pritet të publikohet së shpejti e shoqëruar me videoklip.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 96 mijë ndjekës. “Ajo po më fliste mua në gjuhën arabe…#Yalla së shpejti”, ka shkruar Zerka në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.
Artisti nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj kënge dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për publikun. “Ting Ting” është projekti i fundit muzikor i Young Zerkës që është në bashkëpunim me Albanian Outlawz dhe Dalmo. Kënga është publikuar më 15 mars dhe deri më tani numëron mbi 505 mijë klikime në kanalin Youtube.