Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe nga momenti pritet që të sjellë në jetë vogëlushin e saj.
Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk Tolgahan Sayışman kanë vendosur ta quajnë Efehan.
Ish-Missi shqiptar është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku gjatë kësaj periudhe ka zbuluar se si po i ecën shtatzënia dhe ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur.
Por ditën e sotme, Almeda ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë disa pamje të dhomës së bebit që do vij në jetë.
Në një video të postuar në “Instastory”, vihet re se në dhomë mbizotëron ngjyra e bardhë dhe blu. Krevati është madhështor brenda të cilit qëndron një elefant. Ndërkohë emri i djalit është shkruar edhe te dera.
Mami Almeda dhe babi Tolga i kanë bërë gati të gjitha, e po presin me padurim të njihen me të voglin e tyre.