Angelina Jolie do t`i lërë të gjithë pasurinë djalit, po 5 fëmijët e tjerë?

Mediale Vip

Angelina Jolie do t`i lërë të gjithë pasurinë djalit, po 5 fëmijët e tjerë?

Më: 25 prill 2019 Në ora: 19:55
Angelina Jolie, Maddox

Angelina Jolie asnjëherë nuk e ka fshehur asnjëherë që nga 6 fëmijët, Maddox djali që ajo adoptoi në vitin 2005 është i preferuari i saj. Sipas një personi pranë Jolie, ajo ka vendosur që të gjithë pasurinë e saj 116 milionë dollarëshe t`ia lërë vetëm Maddox, duke përjashtuar kështu 5 fëmijet e saj biologjikë, Shiloh, Knox dhe Vivianne, si dhe të adoptuarit e tjerë Zahara dhe Pax.

Këtë lajm e ka dëgjuar edhe Brad Pitt, i cili u nervozua menjëherë.

"Sapo Brad mendoi që gjeti gjuhën e përbashkët me Angelinën për të finalizuar divorcin, ai mëson se ajo do t`ia lërë të gjithë pasurinë Maddox. Kjo është e pakuptimtë. Angelina po mënjanon fëmijët e tjerë, dhe Brad nuk do ta lejojë këtë.

Përvec kësaj, ajo do t`ia kalojë menaxhimin e kompanisë së saj filmike Maddox. Ai është një djalë i zgjuar dhe po mëson si të menaxhojë bzinesnin miliona dollarësh të nënës së tij”, tha burimi.

Në vitin 2016 u tha se Maddox ishte arsyeja e ndarjes së Angelinës dhe Brad. Pas një zënke mes aktorëve, Maddox ndërhyri për të mbrojtur nënën e tij dhe Brad e dhunoi fizikisht. Atë kohë kjo ngjarje u hetua edhe nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat