Justin Bieber dhe Ed Sheeran bashkojnë forcat për projektin e ri

Mediale Vip

Justin Bieber dhe Ed Sheeran bashkojnë forcat për projektin e ri

Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:11
Justin Bieber dhe Ed Sheeran

Justin Bieber dhe Ed Sheeran po 'gatuajnë' diçka të veçantë së bashku, dhe të gjitha shenjat tregojnë për këngën e re nga yjet.

Menaxheri i Sheeran ka postuar një foto të këngëtarit që qëndron para një ekrani të gjelbër dhe i la mbishkrimin “Ky djalosh! Diçka po ndodh. “, shkruan The Blast.

Pozita e yllit të hitit “Shape of You” ka ngjashmëri të habitshme me foton që ka ndarë së fundit Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey.

Menaxheri i Bieber, publikoi foton me mbishkrimin e njëjtë sikurse të Sheeran.

Një burim i afërt me “The Blast” tregon se dy artistët janë duke punuar së bahsku një projekt të ri.

Për ndryshe, Bieber ka diskutuar haptazi kthimin e tij në skenë pas paraqitjes së papritur në festivalin “Coachella” bashkë me Ariana GRanden.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Bieber dhe Sheeran bashkohen për një këngë, pasi ata bashkëpunuan edhe për “Love Yourself” më 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat