Alba Hoxha më në fund tregon se çfarë marrëdhënie ka me Albi Nakon

Mediale Vip

Alba Hoxha më në fund tregon se çfarë marrëdhënie ka me Albi Nakon

Më: 29 prill 2019 Në ora: 12:58
Albi Nako dhe Alba Hoxha

Prej muajsh tashmë në media është komentuar se balerina e njohur Alba Hoxha është në një lidhje me koreografin Albi Nako.

Menjëherë pas divorcit me Klaudia Pepën, Albi u pa shpesh herë nën shoqërinë e Albës dhe madje në media u përfol se ata po e bënin lidhjen serioze dhe se do fejoheshin.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht lidhjen pavarësisht se përherë marrëdhënia e tyre ka marrë vëmendjen e mediave dhe të publikut,

Së fundmi Alba i ka kthyer përgjigje fansave në ‘Instastory’ dhe njëri prej tyre e ka pyetur për lidhjen me Albin, por ajo ka mohuar çdo gjë duke treguar se e ka thjesht mik.

“Është bukur dhe eksperiencë e rrallë të kesh për koreograf dhe bashkëpunëtor një artist profesionist si Albi Nako. Me Albin jemi miq të mirë, Ps: Besoj mjafton? Kjo nënkupton që nuk jam me Albin”, ka përfunduar balerina.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat