Stublla vjen me një super projekt, ja kush është reperi talent

Mediale Vip

Stublla vjen me një super projekt, ja kush është reperi talent

Nga: Maksim Gjokaj Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:56
Stublla

Ai që në moshën 12 vjeçare merret me muzikë dhe vërtetë ka talent. Po flasim për djaloshin që në art njihet si Stublla por emri i tij i vërtetë është Anton Pjetri me origjinë nga Stublla e Vitisë por që jeton në Zvicër. Ai sapo ka publikuar një këngë mjaft të bukur me titull "Ku je" me producentin Tonstudiowattwil, ndërsa klipi i bukur është realizuar nga producentin i njohur në Berlin Tahsin Özkan.

Stublla ka një album në treg realizuar në vitin 2017 në bashkëpunim me shokun e tij OKANN ndërsa janë duke finalizuar albumin e dytë në gjermanisht, por më pas për të menduar vetëm projekte në gjuhën shqipe.

Reperi i talentuar dëgjon dhe e respekton shumë muzikën që bën Lyrical Son dhe Mc Kresha dhe MC Nani e ku me të parin do të donte të kishte një bashkëpunim.

Pasioni i tij më i madh është muzika dhe projektin e tij më ri ia vlen ta shihni e ta dëgjoni në kanalin Youtube.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat