Jennifer Aniston flet për tradhtinë e Brad Pitt: Më goditi rëndë

Mediale Vip

Jennifer Aniston flet për tradhtinë e Brad Pitt: Më goditi rëndë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 11:40
Angelina Jolie, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

“Më goditi rëndë në zemër!” Shumë vite pas divorcit, aktorja Jennifer Aniston, flet për ndarjen me Brad Pitt, i cili gjatë xhirimit të filmit “Mr. and Mrs. Smith” u dashurua me Angelina Jolie.

Kështu ai i dha fund martesës me Aniston, u lidh me Jolie dhe u bënë me shumë fëmijë.

Në një intervistë për ‘Mirror’, Aniston ka folur për këtë moment të rëndë në jetën e saj.

“Kur e mësova tradhtinë, qava pafund dhe nuk e besoja. Isha shumë e lënduar për të patur një përgjigje. Zgjodha që ti besoja ish-burrit tim, nuk doja që t’iu besoja thashethemeve lidhur me lidhjen mes tyre. Por ndjeva shumë inat, dhimbje dhe siklet”, tregon aktorja.

Kujton se gjithçka ndodhi shumë shpejtë dhe se nuk ishte gati.

“U martova me Brad dhe lidhja mes nesh ishte shumë e sinqertë. Kur i pashë për herë të parë bashkë, me djalin Maddox, shpërtheva në të qara. Nuk jam robot. Në atë moment u ndjeva një femër e paplotësuar”, tregon aktorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat