I propozoi mashkulli më i vogël në moshë, aktorja shqiptare i përgjigjet publikisht: Po zemra…

Mediale Vip

I propozoi mashkulli më i vogël në moshë, aktorja shqiptare i përgjigjet publikisht: Po zemra…

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:41
Anna Lika

Aktorja Anna Lika, është një nga femrat më të njohura të showbiz-it shqiptar. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku publikon foto që tërheqin gjithmonë vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.

Por së fundmi ajo ka marrë një propozim nga një fans i saj. “Do lidhemi bashkë zemër, jetë, unë jam 18 vjeç”, i ka shkruar ndjekësi në mesazh, të cilit Anna ka vendosur që t’i përgjigjet publikisht.

“Po zemra dhe të të rris vetë pastaj, të të bëj goxha çun”, i shkruan me humor Lika, duke i publikuar mesazhin në “Instastory”.

Pas këtij mesazhi, aktores së njohur i kanë dërguar edhe ndjekës të tjerë propozimet e tyre, duke treguar edhe moshën.

“Kur të mblidhem bordin drejtues do të bëj një shorte. Fitoftë më i miri”, shkruan Anna me shaka në një tjetër postim, ku tregon mesazhet që ka marrë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat