Ndarja e Jennifer Aniston dhe Brad Pitt ishte një prej atyre lidhjeve që kujtohen më së shumti.
Ata u ndanë pas pesë vjet martese, dhe menjëherë pas divorcit thuhej se fajtor për këtë ishte Angelina Jolie, në të cilën Brad u dashurua.
Aniston përjetoi ndarjen si një zonjë dhe kurrë nuk akuzoi Angelina dhe Brad në publik. Megjithatë, ajo nuk ishte gjithmonë pa komente për të dashurën e re të ish-burrit të saj, transmeton KosovaPress.
Njëra prej tyre ishte pasi Angelina në një intervistë të vitit 2007, u sqaroi gazetarëve se Brad Pitt është befasia e saj më e madhe në jetë dhe për shkak të tij ka adhuruar serish aktrimin.
“Derisa shikonim film, mezi pritja të shkoj në set. U lidhëm menjëherë dhe më vonë kuptuam se ndërmjet nesh kishte diçka më shumë”, tha Angelina, e cila kishte ftuar Jennifer për takim sy më sy.
Por, Jennifer në vitin 2008 kishte lutur gazetarin e revistës Vogue që të ndalë mikrofonin dhe i tha se ftesa e Angelina ishte gjëja më qesharake që kishte dëgjuar ndonjëherë.
“Shumë gjëra që ajo i tha në intervistë nuk i kam ditur aspak, përfshirë edhe atë se mezi ka pritur të shkojë në set për shkak të Brad”, tha Aniston.