Bebe Rexha pjesë e turneut të “Jonas Brothers”

Mediale Vip

Bebe Rexha pjesë e turneut të “Jonas Brothers”

Më: 2 maj 2019 Në ora: 08:51
Bebe Rexha

Bebe Rexha po vazhdon me koncerte të ndryshme në arenat ndërkombëtare.

Këngëtarja shqiptare ka treguar se do të pjesë e një numri të madh të koncerteve të grupit “Jonas Brothers”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram duke pohuar se ndihet e lumtur se do të jetë pjesë e këtij turneu.

“Unë jam duke shkuar në turne me ‘Jonas Brothers’. Unë kam jam e lumtur që e ndaj këtë me ju dhe mezi po pres të vjen kjo kohë”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja jonë.

“Last Hurrah” është videoja e fundit e biondinës që deri më tani është mbi 46 milionë herë në platformën YouTube.

Ndryshe, 28-vjeçarja është duke punuar në këngë të reja që do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat