Bebe Rexha takohet me Michelle Obamën, e quan presidenten e saj të ardhshme

Mediale Vip

Bebe Rexha takohet me Michelle Obamën, e quan presidenten e saj të ardhshme

Më: 4 maj 2019 Në ora: 00:08
Bebe Rexha dhe Michelle Obama

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo atje vazhdon karrierën e saj të suksesshme, pasi tash e sa vite është kthyer në një emër të rëndësishëm në industrinë e muzikës botërore.

Rexha së fundmi ka befasuar studentët në Universitetit të Tampas në Floridë, duke performuar para tyre në atë njihet si “Dita e Këndimit në Kolegje”.

Këngëtarja shqiptare ka qenë njëra ndër të ftuarit e nderit e organizatores Michelle Obama, e cila njihet edhe si bashkëshortja e Barack Obamës, që qeverisi në ShBA përgjatë viteve 2009/17.

Teksa është takuar dhe fotografuar me ish-zonjën e parë, Bebe Rexha publikoi një fotografi në rrjetin social nga ky takim, në mbishkrimin e së cilës i ka dhënë një epitet të veçantë Michelles.

“Me presidenten time të ardhshme, zonjën Michelle Obama”, janë fjalët e këngëtares shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Mesa duket Bebe Rexha shpreson se ashtu si bashkëshorti i saj, edhe Michelle të ketë një të ardhme të ndritur në politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat