Madonna publikon hitin e ri muzikor

Mediale Vip

Madonna publikon hitin e ri muzikor

Më: 4 maj 2019 Në ora: 06:31
Madonna

Mbretëresha e muzikës pop ka kaluar dy javë shumë të rëndësishme në karrierën e saj muzikore.

Fillimisht ajo lançoi këngën e saj të parë të albumit “Madame X” në bashkëpunim me Maluma “Modellin” të cilën më pas e performuan live edhe në Billboard Music Awards.

Menjëherë pas këtij eventi Madonna nuk ka humbur kohë dhe ka lançuar hitin e saj të dytë që quhet “I Rise”. Kjo prurje është publikuar në të gjitha platformat digjitale dhe gjithashtu shoqërohet edhe me klip.

Albumi i 12 i karrierës së saj “Madame X” do të dalë në treg më 14 qershor dhe fansat e këngëtares e presin me padurim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat