Pas suksesit me këngën për nënën, Motrat Mustafa marrin një shpërblim të rëndësishëm nga Youtube

Mediale Vip

Pas suksesit me këngën për nënën, Motrat Mustafa marrin një shpërblim të rëndësishëm nga Youtube

Më: 4 maj 2019 Në ora: 07:03
Motrat Mustafa

Motrat Mustafa tashmë kanë një kanal shumë të ndjekur në Youtube.

Është bërë një histori e tërë rreth këngës shumë të përfolur nga Motrat Mustafa.

Në këtë këngë, janë bërë bashkë të 8 motrat, ku i këndojnë nënës së tyre, të cilën gjithashtu e përfshinë në këtë projekt.

Image

Ato i kanë realizuar edhe një videoklip shumë domethënës këngës dhe sapo u publikua, kënga dhe videoja filluan të marrin shumë komente e shikime në Youtube.

Në pak javë që nga publikimi, ajo ka arritur të mbledhë mbi 5 milionë shikime dhe shumë njerëz kanë bërë ‘subscribe’ në profilin zyrtar të motrave.

Me këtë rast ata kanë arritur edhe numrin e 100 mijë njerëzve të cilët janë abonuar në këtë kanal, për të marrë njoftime për cdo video të re që ato do të publikojnë.

E Youtube i kanë shpërblyer ato me një pllakatë që simbolizon këtë sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat