Shawn Mendes nuk ka parë asnjë episod të Game of Thrones

Mediale Vip

Shawn Mendes nuk ka parë asnjë episod të Game of Thrones

Më: 4 maj 2019 Në ora: 16:29
Game of Thrones

Shawn Mendes zbuloi së fundmi se nuk ka parë asnjë episod të serialit më të ndjekur në botë “Game of Thrones”, deri në sezonin aktual.

Këngëtari 20 vjeçar, e tha këtë gjë gjatë promovimit të këngës së re në Sirius XM Hits 1, të premten në mëngjes.

“Mendoj se të gjithë do të jenë të pakënaqur me mua për këtë, por unë nuk kam parë asnjë episod të Game of Thrones, deri në sezonin e fundit. Kam filluar sezonin e fundit, që do të thotë se kam parë tri episodet e fundit pa asnjë prapaskenë”, tha ai.

“Game of Thrones”, aktualisht është seriali më i ndjekur në të gjithë botën dhe në ditën kur doli episodi i parë, miliarda njerëz qëndruan zgjuar për ta parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat