Reperi i njohur Soulja Boy është dënuar me 240 ditë (8 muaj) burg dhe 265 ditë shërbim ndaj komunitetit pasi theu lirimin me kusht.
Të martën u mbaj seanca gjyqësore ku reperi, emri i të cilit është DeAndre Cortez Way u dënua për armatimin që u gjet në shtëpinë e tij.
Kujtojmë se kur ishte në paraburgim duke vuajtur dënimin për shkeljen e lirimit me kusht, shtëpia e tij në Los Anxhelos u grabit.
Sipas TMZ, hajdutët vodhën bizhuteri që kushtojnë rreth 500 mijë dollarë dhe sende të tjera me vlerë. Një kujdestar në shtëpinë e reperit telefonoi policinë për të denoncuar grabitjen ku përfshiheshin vathë, orë dhe kasaforta e tij me 100 mijë dollarë brenda.